Vushtrri, 09.09.2025
Ka nisur Trajnimi Profesional për Zjarrfikës, i cili do të zgjasë gjashtë muaj duke përfshire pjesën teorike dhe atë praktike me pjesëmarrje të pjesëtareve të Njësive Profesionale të Zjarrfikje dhe Shpëtimit
Ky trajnim do të përfshin:
- Ligjërata teorike dhe praktike
- Ushtrime fushore dhe simulime të situatave emergjente;
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve për reagim në situata emergjente, parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe mbetet e përkushtuara në ofrimin e trajnimeve cilësore dhe ngritjen e nivelit profesional të shërbimeve të zjarrfikësve.